Lorik Ilazi

Kryetrajner: Lorik ILAZI

Lorik ILAZI

l-ilaziI lindur në Gjilan më 16.12.1980, shkollën fillore e kreu në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan për të vazhduar shkollim në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe mandej duke përfunduar  edhe studimet në Fakulltetin e Kulturës Fizike në Prishtinë dhe Master në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Si 14 vjeqarë filloj të mirret me sportin e volejbollit ku këtij sporti i kushtoj shumë nga jeta e tij, fillimisht si lojtarë e mandej edhe si gjyqtar e trajner.

 

 

Filloj Karrierën: 

 

Lojtar që nga Viti 1994  – Aktivizimi në KV “DRITA” – Meshkujt nga Gjilani.

Gjyqtar që nga viti 2000 – Merr licencën e gjyqtarit kombëtar.

Trajner që nga viti 2004 – Merr licencën e trajnerit kombëtar.

 

Karriera Sportive si Lojtar:

1994 Fillimi i karrierës në Klubin e Volejbollit “DRITA” nga Gjilani.

1995 Aktivizimi në ekipin e parë të KV “DRITA” nga Gjilani.

2000 Kalon në Klubi e Volejbollit  “Universiteti i Prishtinës” dhe vazhdon të jetë anëtar I Përfaqësueses së Kosovës.

2001 Kalon në Klubi e Volejbollit  “Dukagjini” nga Klina.

2002 Kthehet në Klubin e Volejbollit  “DRITA” nga Gjilani.

2003 Kalon në Klubin e Volejbollit “Theranda” nga Theranda.

2004 Kthehet në Klubin e Volejbollit  “DRITA” nga Gjilani.

2006 Kalon në Klubin e Volejbollit  “Te Luzha” nga Ferizaji.

2007 Kthehet në Klubin e Volejbollit  “DRITA” nga Gjilani ku me shuarjen e Dritës në vitin 2013 përfundon karrierë si lojtar aktiv.

Të arriturat si Lojtar:

1998    Kampion i Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani.

1999    Fitues i Kupës së Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani.

2000    Në mesin e dhjetë Volejbollistëve më të mirë të Kosovës.

2001    Në mesin e dhjetë Volejbollistëve më të mirë të Kosovës.

2002    Në mesin e dhjetë Volejbollistëve më të mirë të Kosovës si dhe në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë të Gjilanit dhe i zgjedhur lojtari më i mirë nga shumë                        Radio Lokale Gjilanase.

2003    Në mesin e dhjetë Volejbollistëve më të mirë të Kosovës.

2005    Në mesin e dhjetë Volejbollistëve më të mirë të Kosovës.

 

Karriera si Trajner:

2003     Kryetrajner i juniorëve të KV “DRITA”- Meshkujt nga Gjilani.

2004     Kryetrajner i Superligës në KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani ku ende gjindet.

2006     Kryetrajner për një vit e gjysëm i KV “TE LUZHA” – Meshkujt nga Ferizaji anëtar i superligës së Kosovës.

2009     Selektor dhe kryetrajner i Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll për femra.

2010     Koordinator i Akademisë së Volejbollit DRITA.

2011     Formimin e një ekipi të femrave nga Gjilani të quajtur KV “AKADEMIA DRITA”

2016     Rizgjedhet Selektor dhe kryetrajner i Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll për femra për Kualifikimet në World Championship (Kampionatin Botërorë).

 

Të arriturat si Trajner:

2006      Kampion me dyshen Shemsije Asllanaj – Edona Gjinolli në Beach-Volley në dy turne gjithëkombëtar në Shqipëri.

2007      Kampion me dyshen Fatime Sherifi – Edona Gjinolli në kampionatin e vetëm të Beach-Volleyit në Kosovë.

2008      Nënkampion i superligës së Kosovës dhe finalist Kupës së Kosovës me KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani.

U zgjodhë trajneri më i mirë për vitin 2008 në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2009      Nënkampion i superligës së Kosovës me KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani.

U zgjodhë trajneri më i mirë i Kosovës për vitin 2009 nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

2010     U zgjodhë trajneri më i mirë i Kosovës për të reja për vitin 2010 nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

2011     Finalist Kupës së Kosovës me KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani.

Finalist Kupës së Federatës së Shqipërisë për herë të parë në Histori të volejbollit Kosovar me KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani.

2012     Nënkampion i superligës së Kosovës me KV “DRITA” – Femrat nga Gjilani.

Vendi e katërtë me Përfaqësuesen U20 të Kosovës në turneun “EOTVOS CUP 16” në Debrecen të Hungarisë ku pjesëmarrës ishin 32 ekipe nga e gjithë bota.

2013    Vendi e parë me Juniore në Kosovë. U zgjodhë trajneri më i mirë për vitin 2013 në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2014    Vendi e parë me Juniore në Kosovë. Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2014.

2015    Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2015 – Fitues i SUPERKUPËS së Kosovës 2015 – Vendi e parë me Kadete në Kosovë..

2016    Fitues i Kampionatit 2015/2016 Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2016 – Fitues i KUPËS së FVK-së 2016 – Vendi e parë me Juniore në Kosovë – Pjesëmarrës në ligën më cilësore në Evropë CEV Champions League.

Gjyqtar:

2004      U zgjodhë gjyqtari më i mirë i volejbollit në Kosovë nga Federate e Volejbollit e Kosovës.

2007      U zgjodhë gjyqtari më i mirë i qytetit të Gjianit nga Kuvendi Komunal.