Historiku i Klubit të Volejbollit “DRITA” – Meshkujt

Historiku i Klubit të Volejbollit “DRITA” – Meshkujt

HISTORIKU I KV ”DRITA”-Meshkujt

1951            –         U formua klubit i volejbollit në konkurencën e meshkujve, me iniciativën e profesorëve dhe nxënësve  të shkollës normale e njëri ndër nismëtarët ishte Enver Gjinolli.

1963             –         Fillimi i zhvillimit të garave me emrin Partizani

1972             –         Ekipi merr emrin Akademiku kryetar i tij ishte Hysen Latifi.

1973             –         Punëtorët e Kombinatit të Tekstilit në Gjilan në kuadër të Kombinatit formojnë klubin “Tekstilisti”, ku kryetar zgjidhet Faik Aliu, përderisa detyrën e trajnerit e mori Rifat Shabani

1973-1977     –         Gjatë kësaj periudhe në Gjilan u rrit rivaliteti mes Akademikut dhe Tekstilistit, ekipe këto që të dyja garonin në Ligën e     Parë të Kosovës.

1977             –         Bëhet bashkimi i dy ekipeve Akademikut dhe Tekstilistit në një ekipë ku merr emrin Taftison dhe kryetar bëhet Avdush Emini.

1981             –         Klubi “Taftison” shpallet kampion i Kosovës për kampionatin 1980/1981 dhe kalon një rang më lartë në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë ku me shumë sukses garon deri para pavarsimit të sportit Kosovar.

1989             –         Ndërpritiet zhvillimi i garave në ish-Jugosllavi

1990             –         Merr emrin KV “DRITA” si gjitha klubet gjilanase.

1990             –         Fillon zhvillimin e garave që organizoheshin në komuna dhe quheshin gara komunale.

1991             –         Fillon zhvillimin e garave në nivel kombëtar pasi që zgjedhen organet e federatës.

1998             –         Kampion i Kosovës për edicionin 1997/1998

1999             –         Fitues të Kupës së Kosovës 1999 , Kupa e parë pas luftës.

2003             –         Shuhet në mungesë të mjeteve financiare

2004             –         Formohet me iniciativën e Lorik Ilazit dhe Driton Bajraliut për t’u inkuadruar fillimisht në Ligën e Parë të Kosovës në volejboll.

2005             –         Shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë në edicionin 2004/2005 dhe kalon një rang më lartë në Superligën e Kosovës.

2006             –         Shuhet prapë për të dytën herë në mungesë të mjeteve financiare

2007             –         Formohet me iniciativën e Lorik Ilazit dhe Valon Zymberit për t’u ibkuadruar fillimisht në Ligën e Parë të Kosovës.

2008             –         Shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë për edicionin 2007/2008 dhe kalon një rang më lartë në Superligën e Kosovës.

2009             –         Shpallet nënkampion vjeshtor për edicionin 2008/2009.

2013             –         Shuhet …!