Historiku i Klubit të Volejbollit “Akademia DRITA” – Femrat

HISTORIKU I KV ”Akademia DRITA”-Femrat

2011 – U formua nga profesor Lorik ILAZI në kuadër të akademisë së Volejbollit “DRITA” në Gjilan, ku profesorët  Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi së bashku me kryetarin e KV “Drita” Agim Zuzakun ishin themeluesit e këtij klubi duke parë nevojën e formimit edhe të një klubi me të vetmën arsye që lojtaret e shumta që posedonte Akademia e Volejbollit DRITA të kenë mundësi të luajnë dhe të zhvillohen profesionalishtë.

2011       –     Në tetor 2011 fillon garimin në Ligën e parë të Kosovës ku ishin 9 ekipe.

2012      – Përfundon në vendin e 5-të (pestë) në Ligën e parë të Kosovës, dhe 5 nga lojtaret kryesore kalojnë në KV “DRITA”, ato janë: 

  • Blinera JAHA,
  • Fjolla SHABANI,
  • Fjolla HYSENI,
  • Ronita LEKA dhe
  • Ira SALIHU.

 

2013                 Përfundon në vendin e 4-të (katërt) në Ligën e parë të Kosovës, dhe 3 nga lojtaret kryesore kalojnë në KV “DRITA”, ato janë:

  • Majlinda ABAZI,
  • Blorenta KADRIU dhe
  • Elba KORQAJ.

 

2014              Përfundon në vendin e 8-të (tetë) në Ligën e parë të Kosovës, dhe 3 nga lojtaret kryesore kalojnë në KV “DRITA”, ato janë:

  • Venerë KADRIU,
  • Lorina MEHMETI dhe
  • Olsa SYLA.

2015              Përfundon në vendin e 8-të (tetë) në Ligën e parë të Kosovës, dhe 1 nga lojtaret kryesore kalonë në KV “DRITA”, ajo është:

  • Elmira ASANI,

2015              Vazhdon garimin në Ligën e parë të Kosovës…