Historiku i KV “DRITA” – Femrat

Historiku i Klubit të Volejbollit “DRITA” – Femrat
HISTORIKU I KV ”DRITA”-Femrat

1982 – U formua nga profesor Hajrush Fazliu në kuadër të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku pedagogët Hajrush Fazliu, Hafiz Gashi e Shaban Kastrati bënë përzgjedhjen e talenteve të reja, që u bënë pjesë e KV “Taftison” dhe me kalimin e kohës për t’u bërë klubi me më shumti trofe në Gjilan dhe volejbollin kosovar.

1982-1984 – Asnjë fitore

1984 – Pjesëmarrrës në kampin e reprezentacioneve të ish-Jugosllavisë në Badi të Kroacisë.

1984 – Fillon garat në Ligën e Parë krahinore të Kosovës ku dhe merr emrin Taftisoni.

1984-1989 – Dominon në të gjitha garat e organizuara në Kosovë dhe atë pa asnjë humbje, por vetëm më një set të humbur nga Partizani i Lipjanit në takimin e zhvilluar në Lipjan.

1984-1989 – Dy herë pjesëmarrëse në garat kualifikuese për rangim në Ligën e Dytë federative të ish-Jugosllavisë (JUGU) në : Beqej dhe Prilep.

1989 – Ndërpritet zhvillimi i garave në ish-Jugosllavi

1991 – Merr emrin DRITA si të gjtha klubet gjilanase.

1991 – Fillon zhvillimin e garave në nivel kombëtar pasi që zgjedhen organet e federatës.

1992 – Fillon zhvillimin e garave në nivel kombëtar pasi që zgjedhen organet e federatës. Kampion i Kosovës për edicionin 1991/1992 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1992.

1993 – Kampion i Kosovës për edicionin 1992/1993 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1993.

1994 – Kampion i Kosovës për edicionin 1993/1994 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1994.

1995 — Kampion i Kosovës për edicionin 1994/1995 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1995.

1996 – Kampion i Kosovës për edicionin 1995/1996 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1996 dhe njëherit shpallet klubi më i mirë në Kosovë nga Departamenti i Sporteve i Kosovës.

1997 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 1996/1997 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1997.

1998 – Kampion i Kosovës për edicionin 1997/1998 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1998 dhe në të njëjtin vit fillon punën shkolla e volejbollit me iniciativën e Faruk Brestovcit.

1999 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 1998/1999 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1999.

2000 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 1999/2000 dhe finalist i Kupës së Kosovës 2000.

2001 – Finalist i Kupës së Kosovës 2001.

2008 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 2007/2008 Finalist i Kupës së Kosovës 2008 dhe shpallet klubi më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2009 – Zhvillohet vizita e parë në Evropën Perendimore, në shtetin e Danimarkës dhe zhvillon 5 ndeshje miqësore me ekipet më të mira daneze si:

KV DRITA -Brondby VK 0-3

KV DRITA -Fortuna Odense 0-3

KV DRITA -Lyngby Volley 0-3

KV DRITA -Holte IF 1-3

KV DRITA -Polities IF 3-0

2009 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 2008/2009.

2010 – Transformimi i Shkollës së Volejbollit në Akademinë e Volejbollit “Drita”, me iniciativën e Lorik Ilazit dhe përkrahjen e shumë strategëve botëror, mes së cilëve edhe reprezentuesi i SHBA-ve, Donald Suxho, i cili në mars të 2010-tës ishte prezent në ceremoninë e inaugurimit të kësaj akademie, i ftuar për të ndihmuar në themelimin e kësaj akademie.

2011 – Finalist i Kupës së Republikës së Kosovës 2011

2012 – Nënkampion i Kosovës për edicionin 2011/2012 dhe ndryshimi i komplet gjeneratës dhe përbërja e ekipit me lojtare të moshës 15 vjeqare (të lindura kryesishtë më 1997) – Zë vendin e tretë në Superligën e Kosovës.

2013 – Kampionë i Republikës së Kosovës për Juniore (sezoni 2012/2013) – Kampion vjeshtor për edicionin 2013/2014

2014 – Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2014 – Kampionë i Republikës së Kosovës për Juniore (edicioni 2013/2014) – Nënkampion i Kosovës për edicionin 2013/2014 – Shpallet klubi më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2015 – Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2015 – Fitues i SUPERKUPËS së Republikës së Kosovës 2015 – Fitues i Kupës së FVK-së – Kampionë i Republikës së Kosovës për Kadete (edicioni 2014/2015) – Bëhet Kampion Vjeshtor i edicionit 2015/2016 – Shpallet klubi më i mirë me top dore në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2016 – Vazhdon garimin në Superligën e Kosovës…

Leave a Comment

(required)

(required)