Finalja e Kupës së Kosovës 2016

Të enjten me datën 24 mars 2016 në ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë zhvillohet ndeshja Finale e Kupës së Republikës së Kosovës 2016 në Volejboll për femra e cila do të jetë edhe drejtpërdrejt në RTK 1.

Klikoni këtu poshtë dhe mund ta ndiqni ndeshje drejtpërdrejt:

LIVESTREAM: KV “DRITA” – KV “Skenderaj” E Enjte në ora 17:00 në Prishtinë

Në Finalen e madhe KV “Drita” takohet me finalistin e vitit të kaluar KV “Skenderaj” nga Skenderaj dhe kjo ndeshje është e veqant për ekipin tonë DRITA pasi që qe dy vite rradhazi është fitues i Kupës së Kosovës.

Për garat e Kupës së Republikës së Kosovës 2016 u paraqitën nga 10-të ekipe në të dy konkurencat.

Garat e Kupës së Kosovës zhvillohen duke u ndarë në të dy grupe: atë A dhe B ku bartës të grupeve ishin finalistët e vitit të kaluar.

Ekipi ynë ishte Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe në garat e Kupës së Kosovës 2015 është bartës i grupit A.

Nga shorti i hedhur dolën këto ballafaqime dhe këto grupe:

Grupi A
1. KV “DRITA” është i lirë
2. KV “Kastrioti” – KV “Kolegji AAB”
3. KV “Ferizaj”   – KV “Gryka”
Grupi B
1. KV “Skenderaj” është i lirë
2. KV “Drenasi” – KV “Prishtina”
3. KV “Ulpiana” – KV “Vushtrria”

Ndërsa në konkurencën e meshkujve ishte kjo:

Grupi A
1. KV “Prishtina Voley” është i lirë
2. KV “Besa”     – KV “Ulpiana”
3. KV “Drenica” – KV “Prishtina”
Grupi B
1. KV “Theranda” është i lirë
2. KV “As Vushtrria”- KV “Ferizaj”
3. KV “Vushtrria”    – KV “Luboteni”

Drita jonë në konkurrencën e femrave ishin në grupë me KV “Kastrioti” nga Ferizaj anëtar i Superligës dhe momentalishtë në pozitë e 3-të tabelare, KV “Kolegjin AAB” nga Prishtina anëtar i Superligës dhe momentalishtë në pozitë e 4-të tabelare, KV “Ferizaj” nga Ferizaj anëtarë i Ligës së 1-rë dhe momentalishtë në Pozitën e parë tabelare pa asnjë humbje dhe KV “Gryka” nga Drenasi i Ligës së 1-rë dhe momentalishtë në Pozitën e dytë.

KV “DRITA” në xhiron e parë ishte e lirë pasi është fitues i Kupës paraprake dhe në xhiron e 2-të priti fituesin nga përballja e xhiros 1-rë që që u zhvillua në Ferizaj ndërmjet KV “Kastrioti” nga Ferizaj kundër KV “Kolegjin AAB” nga Prishtina që fitues doli KV “Kolegji AAB” nga Prishtina, dhe pas fitores të kësaj sfide kundër KV “Kolegjit AAB” nga Prishtina në gjysëmfinale u përball me KV “Ferizaj” nga Ferizaj pasi ishte fitues i ndeshjes KV “Ferizaj” – KV “Gryka” dhe duke fituar edhe gjysëmfinale me rezultat maksimal edhe nga KV “Ferizaj” u kualifikua në Finalen e madhe

Rezultatet e ndeshjeve deri në Finalen e madhe të Kupës së Kosovës 2016 ishin këtto:

FEMRAT – Kupa Kosovës 2016

Grupi A

Xhiro 1-rë

KV “DRITA” Pushoj

KV “Kastrioti” – KV “Kolegji AAB” 1-3 (25:23, 23:25, 23:25, 22:25) dhe

KV “Ferizaj”   – KV “Gryka”  3-0 (25:12, 25:17, 25:19)

Xhiro 2-të

KV “DRITA” – KV “Kolegji AAB” 0-3 (25:18, 25:17, 25:16)

Xhiro 3-të – Gjysëmfinale në Grupin A ishte:

KV “DRITA” – KV “Ferizaj” 3-0 (25:13, 25:13, 25:13).

 

Grupi B

Xhiro 1-rë 

KV “Skenderaj” Pushoj

KV “Drenasi” – KV “Prishtina”       3-2 (18:25, 25:23, 23:25, 25:22, 15:13) dhe

KV “Ulpiana” – KV “Vushtrria”      0-3 r.z. pasi KV “Ulpiana” u tërhoq nga gara e Kupës.

Xhiro 2-të

KV “Skenderaj” – KV “Drenasi”    3-0 (25:13, 25:21, 25:22)

Xhiro 3-të Gjysëmfinale zhvillohet më 16/17 mars 2016 dhe në Grupin B takohet:

KV “Vushtrria” – KV “Skenderaj” 1-3 (19:25, 25:22, 20:25, 13:25).

 

Finalja e madhe:

KV “DRITA” – KV “Skenderaj” E Enjte në ora 17:00 në Prishtinë.

 

KV “Skenderaj” është ekip i cili pas përfundim të kampionatit të rregullt 2015/2016 u rendit i 2-ti në tabelën e superligës me vetëm dy humbje nga Drita jonë dhe tani posedon 36 pikë të tubuara dhe ka 5 pikë më pak se ekipi ynë që renditet i 1-ri në tabelë me 41 sosh dhe pa asnjë humbje të vetme në kampionatin e rregulltë.

Nga takimet e këtij edicioni këto dy ekipe u takuan 4-rë herë dhe po në të katër takimet fitimtar doli KV “Drita” duke e mposhtur dy herë në finale për trofe që ishin Superkupa 2015 dhe Kupa e Federatës 2015 si dhe në dy takimet e edicionit 2015/2016 në ndeshjen që u zhvillua në Gjilan dhe atë në Skenderaj.

Rezultatet që u takuan këto dy ekipe dolën:

Finalja e Superkupës 2015:           KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-1 në Prishtinë,

Finalja e Kupës së FVK-së 2015:    KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-1 në Prishtinë,

Ndeshja sezonit vjeshtor 15/16:      KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-2 në Gjilan,

Ndeshja sezo. Pranveror 15/16:      KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-0 në Skenderaj,

Finalja e Kupës së FVK-së 2016: KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-0 në Prishtinë,

Finalja PLAY-OFF-it  2016:         KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-1 në Gjilan dhe

Finalja PLAY-OFF-it  2016:         KV “DRITA”KV “Skenderaj” 3-1 në Mitrovicë.

 

 

KV “Skenderaj” nga Skenderaj

Gjatë miniafatit kalimtar dimëror 2015/2016 ruajti komplet fondin e lojtarevë vendore që kishte gjithashtu në rradhët e veta mbajti edhe përforcimin nga Shqipëria:

  1. Romina MATOSHI nga KS “Tirona” nga Tirana,

Liroj nga radhët e veta lojtaren përforcim nga Shqipëriq që e kishte:

  1. Ornela GASHI nga Teuta e Durrësit dhe

Në të njejtën pozitë u përforcua melojtaren nga Brazili:

  1. Melisa ORTEGA

 

KV “DRITA” nga Gjilani 

Gjatë miniafatit kalimtar dimëror dhe për sezonin e ri 2015/2016 përpos që ruajti komplet fondin e lojtarëvë vendore dhe dy përforcimet që kishte që janë:

  1. Amarilda PRENGA-SIJONI që është volejbollistja Shqiptare ndër më të mirat të të gjithë kohëve dhe erdhi tek klubi ynë nga Klubi i Volejbollit “TIRONA” nga Tirana,
  2. Adelajda PRENGA e cila u rikthye pasë një viti në ekipit kampion në Norvegji dhe Skandinavi “STOD VOLLEY” Kategoria II.

U përforcua edhe me lojtaren më të mirë Shqipëtare për momentin dhe ndë më të mirat të të gjitha kohëve Arjola PRENGA duke bërë edhe përforcimin e Historisë në Kosovë dhe prurjen më të madhe që njeh volejbolli Kosovar.

Arjola PRENGA erdhi në Kosovë nga Kampionati Norvegjez dhe Klubi Randaberg IF më të cilin fitoj Kupën e Norvegjisë dhe la ekipin në pozitën e parë tabelare pa asnjë humbje. Ola kthehet në trevat Shqipëtare pas 7 vite eksperiencë ndërkombëtare duke luajtur:

  • 1 vitë në SHBA – KENT STATE UNIVERSITY, All-Mid-American Conference
  • 1 Vitë në Spanjë – Las Palmas, Superliga e Spanjës A1
  • 1 vitë në Francë – TFOC-Terville Florange Olympic Club, Superliga e Francës Pro A,
  • 4 vjet në Norvegji: 3 vjet në Stod Volley dhe 1 vjet në Randabrg IF.

dhe përbërja e Dritës sonë gjatë këtij sezoni është kjo:

 

Më poshtë i keni propozicionet për Kupën e Republikës së Kosovës:

PROPOZICIONET PER KUPEN E KOSOVES

Neni 1

Me keto Propozicione caktohet menyra e organizimit te garave “ KUPA E KOSOVES “.

 

Neni 2

Paraqitja eshte per te gjitha ekipet e e regjistruara ne  FVK-es,ndersa paraqitja  obligative eshte per te gjitha ekipet e SUPER  liges se FVK-es .

Neni 3

NDESHJET ZHVILLOHEN ME SISTEM ELIMINIMI te ndara ne dy grupe ku bartësit e grupeve caktohen finalistët e finalës së vitit paraprak .

Neni 4

Ekipet të cilat në ndeshjet para kanë qenë Musafirë ose vendas, për  ndeshjen e radhes  terhiqet shorti

Neni 5

Ndeshjet zhvillohen ne baze te rregullave nderkombetare te volejbollit.

Neni  6

Qiftet  caktohen me hudhjen e shortit . ne hudhjen e shortit nga perfaqesuesit e  ekipeve pjesemarrese

Neni 7

Me gara udhëheqe  KOMISARI  I GARAVE  ne competence  të cilit janë:

Regjistrimi i ekipeve, regjistrimi i ndeshjeve, shqyrtimi i ankesave (konform pagesës prej 30€) etj.

Neni 8

Ankesa ne shkallen e dyte eshte ne kompetence te    Bordi-t te FVK-es., Kundrejt pageses prej 150 €

Neni 9

Fituesi  i gares se Kupes , shperblehet me Kupen e FVK-es .

Neni 10

Shpenzimet e personave zyrtar i  shlyen ekipi vendës

Neni 11

TË GJITHA ATO  QE NUKË JANE TE CEKURA ME KETO PROPOZICIONE VENDOSË KOMISARI I GARAVE I FVK-es.

 

Leave a Comment

(required)

(required)